Lajmi i fundit; Rama: Jam në merak, situata nuk është aspak mirë

Kryeministri Edi Rama ashtu siç bëri me dije në një njoftim në rrjetin social “facebook” ka mbajtur komunikimin e tij të fundit, kushtuar ekskluzivisht lụftës me armikụn e padushëm. Kryeministri i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa theksoi se situata e pandemisë nuk është e mirë. Rama u shpreh se me shëndetin dhe jetën e familjes nuk luhet, ndërsa shtoi: “Rrezikụn e infeksionit mos e neglizhoni sepse është real”.

Kryeministri bëri me dije se vendi tashmë ndodhet në një fazë delikate ndërsa falënderoi qytetarët për respektimin e masave parandaluese në kuadër të COVID-19. “Numrat në Tiranë nuk po flasin mirë, shfaqjet politike me turma pa asnjë masë mbrojtëse, por me karshillëk, me papërgjegjshmëri po vazhdojnë edhe përtej të protestave me teatrin.

Po luhet me zjarrin dhe me shëndetin e popullit, bëni kujdes, se nuk u vjen asnjë e keqe nga meraku dhe kujdesi im, pasojat e asaj që kaluam dhe nervozizmin do e harroni por me shëndetin e familjes nuk mund të luhet.

Shani e shfryni sa të doni por rrezikụn mos e përqeshni sepse mund të bëhet vrástar. Lus zotin përditë që të mos turpërohemi si rezultat i moskokëçarjes së atyre që refuzojnë ta pranojnë. Jam shumë në merak dhe kjo fazë ku kemi hyrë mund të na bëjë ta harrojmë por virusi nuk ka ikur”, tha Rama.