Lajmi i fundit/Makina humb kontrollin në qendër të Elbasanit. Merr pemët përpara…(FOTO)

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht tek kryqëzimi i 1 majit.

Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuar dhe më pas është përplasur me pemët. Gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.