Policia ka arrestuar në orët e para të ditës së sotme botuesin Henci Çili. Blutë e Tiranës kanë zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Përmetit duke shoqëruar fillimisht Çilin dhe avokatin e tij Ilir Korbi në Drejtorinë e Policisë.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë kryer kërkime tek shtëpia dhe bizneset e tij. Raportohet se nga ky operacion janë 40 persona të shoqëruar. Dyshohet se ndalimi i Çilit lidhet me ndikime të paligjshme në Sistemin e Drejtësisë.
Hetimi për veprën penale që akuzohet Çili ka filluar që në shtator 2019 dhe botuesi është kapur në përgjimet e prokurorisë. Pritet që policia të dalë në një njoftim për mediat në orët në vijim.