Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë pasi numri i të infektuarve dhe viktimave vijon të rriten çdo ditë e më shumë. Së fundmi virusi i ka marrë jetën kryetarit të Njësisë Administrative të Pajovës, në Peqin. Mësohet se Arben Plaku 46-vjeç ka ndërruar jetë pasi ishte i infektuar dhe prej ditësh ishte i shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës.
Ai ka humbur jetën mëngjesin e sotëm duke mos fituar dot betejën me virusin. Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.