Greqia ka shtyrë sërish hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë, ndonëse pak ditë më parë vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, duke përjashtuar vendin tonë. Autoritetet greke kanë njoftuar Policinë Shqiptare të Kapshticës kjo se kjo pikë kufitare do të vijojë të jetë e bll okuar deri më 26 prill.
NJOFTIMI ZYRTAR: Autoritetet e Pol icisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bll okimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.