LAJM I FUNDIT/ Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori 28-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Tiranë.

Sipas informacioneve të para të policisë, një punëtor i moshës 28-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim e sipër.

Së fundmi janë shtuar rastet ku punëtorët e pallateve gjejnë vdekjen pasi rrëzohen për shkak se punojnë në kushte jo të sigurta.

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.