Arti i të kënduarit, të luajturit dhe i bërjes së lahutës, një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, është përfshirë zyrtarisht në listën e UNESCO-s për pasuri jomateriale me nevojë urgjente mbrojtjeje.
Ky art, i zhvilluar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej, përfshin “Eposin e Kreshnikëve” dhe baladat tradicionale, që përçojnë virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.
Procesi i përfshirjes në listë u realizua nga një ekip studiuesish, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes kërkimeve në terren dhe sesioneve komunitare. Dosja përfundimtare u dorëzua në mars 2024 dhe përmbush standardet më të larta të UNESCO-s.
Shqipëria riafirmon angazhimin për ruajtjen dhe promovimin e kësaj pasurie të rrallë kulturore, duke vazhduar edhe bashkëpunimin me Kosovën.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili në profilin e tij të Facebook-ut, shkroi ndër të tjera se:
Ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
Puna e tyre, së bashku me sesionet komunitare dhe kërkimet në terren, finalizoi një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në mars 2024.
Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
Shqipëria mbetet e angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.