Ky është shteti i parë që nxjerr mikrocipet e Covid: Futen në lëkurë, zgjasin 40 vjet

Një kompani suedeze e specializuar për prodhimin e mikrocipeve, e promovon mbajtjen e tyre edhe si një lloj pasaporte Covid.

Menaxheri i saj shpjegon se në këtë mënyrë, nuk duhet të vrasësh mendjen për të marrë lejen gjithmonë me vete, edhe nëse për shembull ke harruar celularin diku, ndërsa demonstrimin e bën në krahun e tij.

“Kam një cip të vendosur nën lëkurën e krahut tim. Është i programuar në mënyrë të tillë që të përfshijë lejën time të Covid dhe mund të kem gjatë gjithë kohës qasje tek ajo. Është një PDF që shërben praktikisht si pasaporta ime e Covid-it. Është gjithmonë e aksesueshme për mua dhe për të tjerët që duan të shohin lejen time, për shembull nëse dua të shkoj në kinema apo në një qendër tregtare, gjendja ime mund të kontrollohet edhe nëse nuk e kam telefonin me vete”, tha Hannes Sjoblad, menaxher DSruptive Subdermals.

“Një implant mikrochipi kushton 100 euro nëse doni të blini variantin më të avancuar. Ndërsa nëse mbani një pajisje të jashtme shëndetesore, ajo shkon dy herë më shumë dhe zgjat 3 apo 4 vjet, ndërsa chip-i mund të përdoret për 30 apo 40 vjet”, u shpreh ai.

Sjoblad thotë se mikrochipet nuk kanë bateri dhe nuk transmetojnë dot sinjal vetë, pra sipas tij janë praktikisht pasive, apo në gjumë. Ato aktivizohen vetëm kur preken me smartfone, dhe nuk mund të përdoren për të gjurmuar vendndodhjen e dikujt.

Teori të shumta kanë qarkulluar në internet që prej vitit të kaluar sipas të cilave vaksinimet do të sjellin injektimin e pajisjeve të vogla të cilat ndihmojnë sipas tyre, që gjithkush të jetë i gjurmueshëm dhe nën vëzhgim.

Top Channel