Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Gjatë ditës pritet të ketë vranesira dhe reshje shiu, teksa në zonat malore nuk do të mungojë dëbora.
Në orët e pasdites intensiteti i reshjeve do të jetë në rënie.
Temperaturat do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë Celsius, ku këtë mëngjes termometri ka shënuar 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 55 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Top Channel