Evis Kushi do të ndajë ministrinë me vartësen e vet, Bora Muzhaqi, e cila mbante postin e zv.ministres së Arsimit. Në një prononcim për mediat Kushi tha se është e lumtur për Bora Muzhaqin pasi është një person që përkushtohet dhe ka besimin se do të punojë mirë.
Të rinjtë, tha Kushi, kanë pasur gjithmonë mbështetjen e Ramës dhe se emri i Bora Muzhaqit nuk ishte surprizë për të. “Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Nuk është ndonjë suprizë, Bora ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe kam besim se do të punojë mirë. Aq më tepër unë e njoh se e kam patur zv/ministre” tha Kushi.
Kryeministri Rama konfirmon në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushin, ndërsa krijoi dhe një dikaster të ri atë për Rininë, ku vendosi Bora Muzhaqin ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.