Dy nga gjashtë rastet e infektuara në qytetin e Durrësit janë konstatuar pas paraqitjes në Urgjencën e Spitalit të qytetit. Personeli ka dyshuar dhe u ka bërë skaner e më pas testin e tamponit disa personave, ku vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Burime spitalore bëjnë të ditur se dy personat janë një burrë dhe një grua në moshë të tretë, të cilët po mbahen nën mbikëqyrje për të parë ecurinë e sëmundjes.
Sipas ‘Top Channel’, burri ka dalë pozitiv, gruaja negative, ndërsa komshia pozitive.
Nuk e dimë ende nëse në këtë rast kemi të bëjmë me një tradhți bashkëshortore, por gjithsesi mbetet për t’u parë.