Kryeministri Edi Rama është shprehur se janë disa biznese me rrezikshmëri të lartë për të përhapur Covid-19 dhe në këtë mënyrë do të hapen më vonë. Qytetarët e ndryshëm e kanë pyetur Ramën gjatë komunikimit ‘live’ se kur do të hapen berberët, ndërsa ai është shprehur se berberhaneve, klinikave dentare apo edhe lokaleve nuk ka asnjë diskutim për tu hapur për të paktën deri më 11 maj.
Ai u shpreh se po shikohet mundësia e rihapjes së këtyre bizneseve, por ama me një protokoll sigurie.
“Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët. Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një ri-vizitim të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen”, u shpreh Edi Rama./tch