Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19. Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve. “Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara. “ tha Rama.
Rama ka diskutuar edhe rreth çështjes aktuale në vend ku po konsultohet për legalizimin e kanabisit në vend. Sipas Ramës ai nuk është konsultuar me delegacionin e BE për këtë projekt ligj, por me ekspertë të fushës.
“Soreca ka thënë të vërtetën. Nuk jemi konsultuar me delegacionin e BE për atë pjesë. As unë nuk e thash, në shtepinë e Europës thjesht u jam përgjigjur pyetjeve. Nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE lidhur me projektin e legalizimit. Konsultimet i kemi bërë me ekspertë për futjen në jetën ekonomike të përpunimit të kanabisit mjekësor. “ tha Rama.
Top Channel