Donaldi dhe Romeo janë penduar. Dy vëllezërit Veshaj, emrat e të cilëve kanë qenë më të klikuarit në muajt e fundit, nuk kanë hequr dorë nga emisioni që do të nisin në Top Channel.
“Më lër të flas” ishte emisioni që aktori i humorit mori si dhuratë nga BB VIP dhe emri lidhet me shprehjen e tij, e cila u bë realisht virale në rrjet.
Dyshimet lindën, pasi vëllezërit Veshaj fshinë promon e programit të tyre. Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë pakënaqësitë janë sheshuar.
Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë emisionin dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në Post Big Brother VIP, ku deri tani janë regjistruar dy seri. Donaldi ka munguar në secilën prej tyre, si një shprehje mosbindjeje pas fitores së Ilirit.
Për më tepër, ai ka hequr dorë nga udhëtimi që mori si dhuratë nga produksioni. Dje shpjegoi se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat e tij për 7 çifte shqiptare.