Kthehen dy liderë, mungon një tjetër. Elbasani përsëri improvizon ndaj Partizanit

Elbasani përgatitet për sfidën e radhës me Partizanin me një rikthim të rëndësishëm në mbrojtje. Dyshja e mbrojtjes pritet të jetë sërish në dispozicion të trajnerit, pas mungesës në ndeshjen e fundit.

Sigitas Olberkis e ka kryer një ndeshje pezullimi për shkak të kartonëve, ndërsa Bruno Lulaj është rikuperuar nga dëmtimi. Në sfidën ndaj Dinamos, kapiteni qëndroi në stol, por tani pritet të aktivizohet dhe të rikthejë stabilitetin në repartin defensiv. Sakaq, do të mungojë Emiljano Musta për arsye kartonësh.

Pjesa tjetër e ekipit duket në gjendje të mirë dhe pa probleme, duke i dhënë trajnerit mundësinë të zgjedh formacionin optimal për këtë përballje të rëndësishme. Rikthimi i këtyre dy mbrojtësve mund të jetë vendimtar për performancën e Elbasanit ndaj një kundërshtari të fortë si Partizani.

PANORAMASPORT.AL