Kryetari i bashkisë së Elbasanit ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët/ Llatja: Tregoni kujdes…

⚠️ NJOFITIM I RËNDËSISHËM – SITUATA E RESHJEVE

Të nderuar qytetarë, për shkak të parashikimeve të reshjeve me intensitet të lartë në te gjithe territorin e vendit, strukturat tona vendore janë në gatishmëri të plotë për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

🏛️ Ekipet tona të Emergjencave Civile, Policisë Bashkiake dhe Agjensia e Shërbimeve Publike janë në terren për të siguruar marrjen e masave parandaluese dhe reagimin në kohë, në rast nevoje.

📌 Për çdo situatë urgjente ju lutemi kontaktoni:

  • 🚓 Policia e Shtetit: 129
  • 🚒 Zjarrfikësja: 128
  • 🆘 Numri unik i emergjencave në Shqipëri: 112 Po ashtu, në dispozicionin tuaj për çdo situatë të mundshme emergjente janë edhe nr. e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.

📞 +355 68 641 6064

📞 +355 69 475 0333

🌧️ U bëjmë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Bashkia Elbasan mbetet në shërbim të komunitetit. 🤝