Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjitha familjet shqiptare. Kreu i qeverisë bëri me dije se ky është viti i rritjes ekonomike.
“Lajmi i mirë është se tanimë duke filluar nga fundi i këtij muaji pagat deri në 400 mijë lekë të vjetëra nuk kanë tatim. Deri në 500 mijë kanë -50% tatim. Pagat +1.5 milionë deri në 2.5 milionë kanë ulje të konsiderueshme, duke krijuar një lehtësim për të punësuarit. Ndërkohë, kemi pagë minimale tanimë 320 mijë lekë të vjetëra”, tha Rama.