Kryeministrat e tre shteteve vizitojnë sot Elbasanin/Deputeti Florenc Spaho “Elbasani epiqendër e rëndësishme e diplomacisë ekonomike”

Në dy muajt e fundit qyteti i Elbasanit ka qenë në epiqendër të takimeve të rëndësishme të qeverisë dhe kjo nuk është kaluar pa u vënë re nga Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit z. Florenc Spaho, i cili i ka cilësuar këtë qytet si epiqendër e rëndësishme e diplomacisë ekonomike

Qyteti i Elbasanit këto dy muajt e fundit është përfshirë nga vizita të shumta të Kreut të Qeverisë, nga Ambasadorët rezidentë në Republikën e Shqipërisë, po ashtu edhe ngjarja e madhe e  takimit  dypalësh midis qeverive të  Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u firmosën marreveshje të rëndësisë së veçantë.

Sonte mysafirët janë Kryeministrat e tre shteteve të Ballkanit Perëndimor.  Fqinjët tanë janë në këtë  darkë pune në kuadër të  projektit “Open Ballkan”, një projekt i ideuar  për të parë  së bashku për të ardhmen e përbashkët. Përsëri u përzgjodh Elbasani dhe  qyteza e saj me e re  Fish City, e cila ndodhet shume prane qytetit.

Një qytezë model për ideimin dhe multifuksionalitetin e saj. Tërë keto vizita historike e kanë kthyer qytetin tonë në një epiqendër të rëndësishme të diplomacisë ekonomike dhe atraksion kulturor për tërë Shqiptarët e trojeve Shqiptare .

Qyteti ynë  është kthyer tashmë në një pikë strategjike për t’u vizituar.

Me këto lloj mundësish të larmishme  është shumë e rëndësishme  që të krijohen pika të tjera tërheqëse,  në të cilat të zhvillohen mundësi dhe hapësira , për t’u kthyer në një burim alternativ në dobi të qytetarëve Elbasanas.

Tashme  ne kemi nje zonë ekonomike  të miratuar nga qeveria , kjo është arritje e madhe për zhvillimin e zonës. Një projekt kombëtar i përmasave rajonale do të zhvillohet së shpejti, projekti i automotoparkut i nisur dhe i marrë përsipër nga Bashkia dhe Qeveria Shqiptare do të shërbejë  për automotorizimin Shqiptar dhe aktivitetet ndërkombëtare automobilistike.

Sipas Kryeministrit, është një ëndërr e madhe e projektuar në bashkëpunim me FIA-n dhe sipas standardeve të FIM dhe CIK. Ky është Elbasani ynë, për të cilin duhet të jemi krenar dhe të përkushtohemi gjithnjë e më shumë