Kryebashkiaku përgenjështron lajmin e thirrjes nga Prokuroria e Elbasanit.

Ditën e sotme në disa media kryesore të vendit doli lajmi se katër kryebashkiakë të qarkut të Elbasanit janë thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria e Elbasanit. Pas këtij lajmi ka reaguar Kryetari i Bashkisë së Belshit, i cili ka mohuar të ketë qenë sot në Prokurorinë e Elbasanit. Reagimi i Plotë:

Të dashur miq! Lidhur me një lajm të botuar sot në portalin neësbom.al sipas të cilit unë qenkam thirrur sot në Prokurorinë e Elbasanit për t’u pyetur lidhur me investimet e bëra në bashkine Belsh, ju bëj me dije se ky lajm është 100% i pavërtetë. Kam qënë sot gjithë diten në bashkinë Belsh, sipas axhendës time si kryebashkiak dhe për asnjë sekondë në prokurori, sic shkruan portali në fjalë.

Shpreh keqardhje të thellë për këtë gënjeshtër që ka shqetësuar vecanërisht votuesit e mi në bashkine Belsh, të cilët  më kanë votuar masivisht në dy mandate radhazi. Pres që neësbom.al, në respekt të ligjit për mediat elektronike, të përgenjeshtrojë këte lajm sa sensacional aq edhe të pavërtetë!

Ndërkohë ju garantoj të dashur miq dhe ju qytetarë të Belshit se unë do të vazhdoj të punoj me përkushtim si deri me sot, për ta bërë  Dumrenë edhe më të bukur sic kemi bërë pedonalen e qytetit dhe cdo investim tjeter që e ka Rilindur Belshin.