Thursday , July 10 2025

Kryebashkiaku Ajazi: Gramshi, perla e fshehur e natyrës shqiptare që po përthith turistët e huaj

Një prej perlave të fshehura të natyrës shqiptare e cila gjatë viteve të fundit po nis të përthith gjithnjë e më shumë turistë të huaj, është qyteti i Gramshit, aty ku natyra e paprekur, malet e larta, pyjet e gjelbra, liqeni, lumi, krijojnë një panoramë të pashoq, ideale për aventurë dhe relaksim.

Kryebashkiaku i Gramshit, Besjan Ajazi i ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” deklaroi se ky qytet ofron një turizëm malor dhe larg zhurmave, ndërsa listoi një sërë destinacionesh të cilat nuk duhen lënë pa u vizituar.

Ajazi theksoi gjithashtu se Gramshi, gjithnjë e më shumë ka nisur të vizitohet dhe të zbulohet edhe përtej Shqipërisë, nga turistë nga Polonia, Finlanda e Gjermania të cilët zgjedhin malet, kanionet, liqenet e ujëvarat që ofron ky qytet.

“Një prej destinaiconeve që nuk të ofron disa ditë pushimi të zhurmshme, por ofron një turizëm malor e të qetë, larg zhurmave, rutinës që të ofron sezoni I pushimeve.

Në Gramsh ka shumë atraksione. Afron dhe parapëlqen turistët e malit e aventurës. Aty I gjen të gjitha, kemi ujëvarë, kemi kanione, liqene akullnajore, shpella, kala mesjetare, të gjitha të vizitueshme por kërkojnë mirëmbajtje.

Jemi duke u vizituar gjithnjë e më shumë. Të huajt vijnë të organizuar përmes tur operatorëve. Ka polakë, gjermanë, finlandezë, thuajse të gjithë po e vizitojnë”, deklaroi Ajazi.

Ky i fundit u ndal edhe te disa nga investimet që ka në fokus Bashkia. Ai theksoi se vendosja e infopointit në qendër të qytetit dhe në 4 atraksionet kryesore turistike në Gramsh, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe parqeve, janë disa prej prioriteteve të tij përgjatë këtij mandati.

“Patjetër bashkia ka zyrën e vetë të informacionit e turizmit. Sigurisht janë të nevojshme dhe infrastruktura të tjera. Po përfundojmë një investim bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për restaurimin e hotelit të parë më të vjetër të qytet. Po vendosim një infopoint në qendër të qytetit dhe në 4 atraksionet kryesore, ujëvara, kanion e liqen të dushkut po vendosin infopointe të vogla.

Do jetë më i organizuar viti i ardhshëm. Çdo turist do ketë aksesin e zyrës përmes mjeteve të informacionit ku do njihet vetë me destinacionet

Që në hyrje të qytetit, kemi rrugën panoramike në liqenin e Banjës, ka ndalesa përgjatë rrugës që janë hapësira publike e private ku mund të shijosh natyrën. Kemi Kanionin e Holtës, një perlë e natyrës. por ka ende shumë punë për ta përmirësuar nga infrastruktura dhe siguria. kemi një projekt për këtë kanion që ,mund të jetë gati vitin që vjen, përmirësimi i infrastrukturës, parqeve, kamperave, si dhe kushtet e sigurisë.

Më tutje pasi kalon qytetin është Ujëvara e Sotirës, i vetmi destinacion që ka nevojë për ndërhyrje të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore”, tha ai.

/rtsh.al/