Gazetarë të mirënjohur nga e gjithë Shqipëria dhe punonjës të medias kanë themeluar për herë të parë në vend Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e medias në Shqipëri.Deri më tani, gazetarët në Shqipëri janë përfaqësuar vetëm nga shoqata, të cilat janë fokusuar kryesisht në advokim dhe zhvillim profesional, por kanë munguar organizimet sindikaliste. Sindikata e re synon të mbushë këtë boshllëk duke ofruar përfaqësim kolektiv dhe duke mbrojtur të drejtat e ligjshme të punësimit në një sektor që përballet me kushte të pasigurta pune, mungesë stabiliteti dhe presione të vazhdueshme mbi pavarësinë editoriale.Sindikata e sapoformuar ka një mision të qartë: Të sigurojë kontrata individuale dhe kolektive për gazetarët dhe punonjësit e medias. Të kërkojë kushte pune të sigurta dhe dinjitoze, duke i mundësuar gazetarëve të përmbushin rolin e tyre si pushtet i katërt – për të informuar publikun dhe për të mbajtur nën kontroll tre pushtetet e tjera.
Njoftimi për mediat:
Gazetarë dhe punonjës të medias kanë themeluar për herë të parë në vend Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e medias në Shqipëri.
Deri më tani, gazetarët në Shqipëri janë përfaqësuar vetëm nga shoqata, të cilat janë fokusuar kryesisht në advokim dhe zhvillim profesional, por kanë munguar organizimet sindikaliste.
Sindikata e re synon të mbushë këtë boshllëk duke ofruar përfaqësim kolektiv dhe duke mbrojtur të drejtat e ligjshme të punësimit në një sektor që përballet me kushte të pasigurta pune, mungesë stabiliteti dhe presione të vazhdueshme mbi pavarësinë editoriale.
Sindikata e sapoformuar ka një mision të qartë:
Të sigurojë kontrata individuale dhe kolektive për gazetarët dhe punonjësit e medias.
Të kërkojë kushte pune të sigurta dhe dinjitoze, duke i mundësuar gazetarëve të përmbushin rolin e tyre si pushtet i katërt – për të informuar publikun dhe për të mbajtur nën kontroll tre pushtetet e tjera.
Të advokojë për lirinë dhe pavarësinë e medias në një mjedis sfidues ku presionet e jashtme shpesh minojnë integritetin gazetaresk.
Sektori i medias në Shqipëri nuk është i panjohur me sfidat. Shumë gazetarë sot përballen me:
Mungesën e kontratave formale, gjë që çon në pasiguri në punë.
Kushte të dobëta pune, përfshirë pagat e ulëta dhe orët e gjata të punës të papaguara.
Mos respektimin e të drejtave që burojnë nga kodi i punës
Presion politik ose intimidime, që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe pengojnë raportimin kritik dhe hulumtues.
Në këtë kontekst, sindikata synon t’u sigurojë gazetarëve forcën kolektive të nevojshme për të negociuar kushte më të mira, për të kërkuar llogaridhënie nga pronarët e medias dhe për të mbrojtur veten nga kërcënimet.
Duke marrë shembull nga sindikatat e suksesshme të medias në vendet me demokraci të konsoliduar, sindikata planifikon të zbatojë praktikat më të mira në sektorin e medias, duke përfshirë:
Marrëveshje kolektive të negociuar: Për të garantuar paga, përfitime dhe mbrojtje të standardizuara në të gjitha institucionet mediatike.
Mbështetje ligjore dhe profesionale: Ofrimin e ndihmës për të adresuar largimet e padrejta nga puna, presionin, censurën ose ngacmimet në vendin e punës.
Zhvillim profesional: Ofrimin e programeve të trajnimit për t’iu përshtatur kërkesave në zhvillim të gazetarisë në epokën dixhitale.
Sindikata u bën thirrje të gjithë gazetarëve dhe punonjësve të medias në Shqipëri që të bashkohen në këtë përpjekje kolektive.
Duke u bashkuar nën një vizion të përbashkët, sindikata beson se mund të krijojë një mjedis mediatik më të shëndetshëm dhe më të drejtë, një mjedis që mbështet, inkurajon dhe fuqizon gazetarët të kryejnë punën e tyre pa frikë apo kompromise.
“Kjo sindikatë nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e vendeve të punës së gazetarëve, ajo ka të bëjë me ruajtjen e integritetit e medias”, tha Miranda Kastrati një nga anëtaret themeluese dhe Presidente e sindikatës.
“Pa kushte minimale dhe pavarësi, gazetarët nuk mund t’i shërbejnë publikut.”