Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri teksa në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë infektuar 284 persona. Gjithashtu, bëhet e ditur se nga 1278 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 284 pacientë, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur shifrën 285.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 103 persona nga Covid-19.
COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 284
Të shëruar ne 24 orë 103
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1278
Testime totale 119,607
Raste pozitive 19,729
Raste të shëruara 10,808
Raste Aktive 8,434
Humbje jete 487