Qeveria ka vendosur ti japë leje dy javore njërit prej prindërve që kanë fëmijë të vegjël në shtëpi. Vendimi erdhi pas mbylljes së institucioneve arsimore prej frikës nga koronavirusi. Ky vendi, është gati dhe do të jetë i vlefshëm për sektorin publik dhe privat.
“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama