Një konflikt për çështje pronësie në Elbasan ka përfunduar me dhunë, ku një 64-vjeçar u godit me sende të forta, ndërsa dy persona po hetohen nga policia.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-N. L., 25 vjeç dhe E. N., 47 vjeçe, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 64-vjecar, për motive pronësie.