Elbasani shpall “non grata” arbitrin Florjan Lata. Burime pranë klubit verdheblu konfirmojnë ekskluzivisht për “Panorama Sport” se klubi ka bërë një kërkesë në FSHF për kryesorin nga kolegjiumi i Durrësit, për të mos e pasur më gjyqtar në ndeshjet e Elbasanit.
Në përballjen e fundit me Partizanin, verdheblutë pretenduan dy raste në fundin e ndeshjes, që ishin në disfavor të skuadrës së tyre, fillimisht me golin e mohuar dhe më pas për një penallti të padhënë.
Sipas verdhebluve, me vendimet e gjyqtarit, Elbasani u dënua rëndë, pasi bëhet fjalë për raste flagrante që nuk u dhanë në favor të tyre.