Klea Huta flet për moderatoren e njohur shqiptare: Bëri lojë të pistë

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte ftuar në emisionin e moderatores Aulona Musta, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj private e profesionale.E pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar t’i prish punë, Klea u përgjigj: “Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.

Ajo zgjodhi të mos jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.

Klea tha se bëhet fjalë për një vajzë moderatore, por nuk preferoi të përmendte emra. Ajo tha se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.