Këngëtari i hitit “Binjaket” dhe shumë këngëve të tjera që ishin mjaftë të dëgjuara nga publiku, është bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Sabiani, është një nga konkurrentët më pozitiv dhe paqësor në shoun real që ka pushtuar vëmendjen e publikut shqiptar.
Në spektakel, mësuam edhe historinë e Sabianit, jetën dhe fëmijët e tij.
U bë e ditur se ai ka edhe një djalë, Enesin simpatik që është tashmë tre vjeç.
Bëhet e ditur se partnerja e Sabianit dhe nëna e djalit të tij është bukuroshja tiranase, Arnisa Xhikaj , me të cilen ai është në lidhje prej shumë vitesh, shkruan “Kosovarja”.
Duket se partnerja e Sabianit nuk është shumë e afeksionuar pas të qenit person publik.

 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					