Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ishte e ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Gjatë intervistës ajo ka folur rreth jetës private, duke zbuluar si ka ndodhur njohja me të shoqin, Eldon. Delinda ka treguar se janë njohur së bashku në akademi dhe fillimisht gjithçka ka nisur si miqësi shumë e mirë. Aktorja u shpreh se kishte fŕikë mos miqësia e tyre do prishej nëse Eldo do t’i propozonte.
“Ne jemi njohur në akademi, në një projekt që na lidhi së bashku, ku Eldo bënte skenën dhe kostumet dhe unë interpretoja, luaja. Fillimisht lindi si një miqësi shumë e mirë, që mua nga dita në ditë më dukej, po sikur Eldo të më propozonte, do prishej kjo miqësi dhe kjo ishte fŕika ime që kisha.
Por ndodhi që ne u shkëputëm, më pas u ribashkua prapë e gjithë trupa, se kur ka një kimi të mirë edhe shfaqja shkon shumë mirë. I gjithë projekti artistik del shumë mirë, ka rezultate pozitive. Ndodhi që ne u takuam përsëri dhe duhet të shkonim në festival në Podujevë, në mos gaboj, edhe kështu pak e nga pak, nga miqësi u shndërrua në dashuri”, – tregoi Delinda.