Programi i pasdites në ‘Ftesë në 5’ solli një diskutim të gjerë rreth problemeve me shëndetin mendor. Teksa secili prej të ftuarve ka ndarë eksperiencat personale dhe ka sugjeruar se si mund të shërohet ankthi, krizat e panikut dhe depresioni, moderatorja Bieta Sulo ka treguar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.
Moderatorja pohoi se kaloi një moment dobësie gjatë moshës 28-29 vjeçare. Edhe pse kishte pranë personin e zemrës, bënte punën e ëndrrave, ajo thotë që ishte në një periudhë të rëndë emocionale dhe ju deshën shumë kontrolle për të kuptuar nga se vuante dhe në fund iu desh të merrte ilaçe për të trajtuar problemin e saj me ankthin.
Pas 4-5 muajve të vështirë, ishte një ditë e vetme përballë pasqyrës në ashensor që Bieta vendosi të hedhë ilaçet për ta ndryshuar plotësisht gjendjen e saj.