Me dashurinë për artin dhe me mallin e perandorisë së dikurshme “Shqipëria sot”, regjisori Gjergj Luca, sot biznesmen ka ndërtuar në Elbasan kinemanë “Shqipëria dje”.
Një arkitekturë mahnitëse ju hap dyert drejt dy sallave moderne ku kanë zënë vend legjendat e kinematografisë shqiptare dhe asaj botërore. Çdo ditë në këtë ekran do të shfaqet një film shqiptar falas, jo vetëm për ata nostalgjikë të rritur me filmin shqiptar, por mbi të gjitha për të edukuar brezin e ri me artin e vërtetë. Përurimi i kinemasë “Shqipëria dje” u bë me filmin “Njerka” të regjisorit Leka Bungo.
I rritur në një familje artistësh Gjergj Luca nuk mund të jetonte pa artin duke i dhënë në këtë mënyrë Shqipërisë një derë tjetër drejt artit të vërtetë. Artistët e pranishëm në këtë eveniment ndanë vlerësimet e tyre për këtë kinema të re në Elbasan dhe për filmin që solli Leka Bungo.
Por nuk do të përfundojë këtu…projekti i Gjergj Lucës parashikon një tjetër kinema dhe një teatër dhe shtëpia e artit duket se do t’i rikthehet Elbasanit.