Wednesday , November 30 2022

KFOR bën paralajmërimin e forte pas tensioneve në veri të Kosovës: Jemi gati të ndërhyjmë…

Pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në Veri të Kosovës KFOR është i gatshëm që të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti. Në një deklaratë është bër me dije se duke marrë shkas nga gjendja e tensionuar në komunat veriore të Kosovës, KFOR i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër situatën dhe janë të përgatitur që të ndërhyjnë.

KFOR-i ËSHTË I PËRGATITUR TË NDËRHYRJE NËSE RREZIKOHET STABILITET NË VERI TË KOSOVËS

PRISHTINË – Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999. Misioni ynë i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës.

KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shpejtw në terren dhe komandanti i KFOR-it është në kontakt me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë së Kosovës dhe shefin serb të Mbrojtjes.

NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat.

Është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është kritike për paqen dhe sigurinë rajonale. Nuk do të ketë perspektiva reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, pa respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, sundimit të ligjit, reformave të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dialogu konstruktiv është kyç për stabilitetin rajonal.

Advertisement