Detaje të reja të rasteve të sotme me kovid-19 në Elbasan

Pas 18 rasteve në Krujë, 1 në Kurbin, dy raste të tjera janë zbuluar së fundi me Covid 19 në Elbasan. Burime bëjnë me dije se rastet e reja në Elbasan janë një burrë 62-vjeç, shofer autobusi dhe gruaja e tij, të cilët janë me banim në lagjen 5 Maji. Me këto dy raste numri i të prekurve në Elbasan shkon në 18, ndërsa prej disa ditësh nuk ishin konstatuar raste të reja, dhe kishte një rritje të numrit të të shëruarve.

Deri dje në vendin tonë kishte në total 609 raste pozitive me koronavirus, 25 prej të cilave u konfirmuan dje, ndërkohë që numri i të sheruarve është 345, dhe jetë të humbura 26. Numri i personave të shtruar në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm.

Masat lehtësuese të qeverisë pritet të shtohen edhe më shumë nga java e ardhshme, ndërsa në 4 Maj, do të lejohen dhe udhëtimet mes qyteteve të ndryshme të vendit, përmes shërbimit taksi.