Ditën e sotme Këshilli i Qarkut Elbasan, me propozimin e Myftinisë Elbasan ka dekoruar me titullin e Mirënjohjes 5 aktivistë dhe imamë të kësaj Myftinie me motivacionin: “Për kontributin e shquar në dobi të komunitetit si humanist, predikues të fesë, duke rritur dhe forcuar harmoninë fetare në Qarkun e Elbasanit”
Ish- myftiu i Elbasanit Mersin Duka, Imam Qazim Çehu, Imam Musa Karaj, Muezini i njohur i Xhamisë Mbret Shaban Çela dhe ish-anëtari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar Abdyl Skuqi kanë qenë ndër kontribuesit kryesorë të Myftinisë Elbasan që janë dekoruar ditën e sotme me titullin e lartë të mirënjohjes nga Këshilli i Qarkut Elbasan.
Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast mori pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja, deputëtët e Qarkut të Elbasanit, z. Florenc Spaho, Desantila Tahiraj dhe Klevis Xhoxhi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste z. Damian Gjiknuri, Prefektja e Elbasanit Majlina Perriu, dashamirës, familjarë, imamë dhe anëtarë të Komunitetit Mysliman të Elbasanit.