Flamurtari dhe Apolonia kaluan me sukses aktin e parë të sfidës së “Play-Off”. Ditën e sotme të dyja ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e finales së “Play-Off” dhe skuadra fituese do të duhet të përballet me Laçin që renditet në “Play-Out” e Superiores.
Si kuqezinjtë ashtu edhe fierakët do të luajnë ‘all-in” për të tentuar deri në fund shanset e tyre për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptarë. Një 90-të minutësh vendimtar për ekipet që do të vendosë edhe skuadrën që do të jetë më afër Superiores.
Përballja mes tyre do të luhet në orën 16:00 në “Elbasan Arena”. Kujtojmë se Flamurtari i mungon Superiores prej 4 vitesh, ndërsa nga krahu tjetër Apolonia nuk luan në Superiore prej 3 vitesh.