Në Elbasan për herë të parë është hapur kursi për teknik të sistemeve fotovoltarike. Janë regjsitruar 15 të rinj të cilët po mësojnë të instalojnë këto sisteme pranë Qendrës së Formimit Profesional Publik. Kërkesat janë shumë të larta, pasi konsiderohet si profesion i së ardhmes.
Kursi është falas dhe është mundësuar nga Qendra e Formimit Profesional Publik Elbasan, ndërsa praktikën po e bëjnë në një biznes pranë qytetit. Drejtori i kësaj shkolle, Krenar Xhemali, tha se ky kurs u hap nga nevoja e tregut por dhe kërkesa e lartë.
“Ky është kurs që e kërkon tregu dhe ne kemi pasur një kërkesë. Studentët marrin informim të plotë dhe ndihen të gatshëm për punë kur mbarojnë kursin. Kursi i parë ka nisur me 15 studentë dhe jemi të kënaqur me kërkesën”, tha Krenar Xhemali, Drejtor i Qendres formimit profesional publik Elbasan.
Inxhinierët që i ndjekin nga pas të rinjt, shprehen të kënaqur dhe thonë se gjasat për të nxjerrë profesionistë janë shumë të mëdha.
“Djemtë panë nga afër punën. Jemi të kënaqur. Kërkesat janë në rritje. Themi se do nxjerrim kursant të denjë për tregun e punës” tregoi inxhinieri, Shpëtim Ullorja.
“Këtu jemi me një grup prej 15 vetash. Profesori me inxhinierion po shohin mbarvajtjen e punës”, tha Stela Xhelili, Inxhiniere e sistemeve fotovoktaike.
Në Qendrën e Formimit Profesional, nxënësit mësojnë disa profesione, me të cilat ata arrijnë të punësohen menjëherë pas shkollës