Keni menduar gabim deri tani/ Për ju femra, ja disa gjëra që nuk ju bëjnë aspak tërheqëse për meshkujt

Së fundmi është bërë një studim, ku disa meshkuj janë pyetur rreth femrave. Nga pyetsori i bërë në “Ask Men” vihen re këndvështrimet e ndryshme në lidhje me faktin se çfarë nuk i tërheq më meshkujt. “Cila është ajo gjë që i bën femrat të mendojnë se janë tërheqëse, ndërkohë që në sytë e meshkujve këto gjëra i bëjnë më pak tërheqëse?!”, është pyetja e bërë në këtë studim.

“Vënia në masë të madhe e make up-it, i bën të duken sikur kanë maskë në vend të fytyrës”, ka thënë një mashkull që ka marrë pjesë në pyetsor.

Ndërsa një tjetër ka komentuar në lidhje me thonjtë e ekzagjeruar, ku është shprehur se kjo gjë nuk i bën tërheqës dhe i bën meshkujt që të qëndrojnë larg tyre.

Në këtë pyetësor, për të dalë në një përfundim se çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te pamja e jashtme dhe sjellja e femrave kohët e fundit, një tjetër detaj është edhe zëri i tyre sensual, shkruan intv.al. Femrat mendojnë se duke e bërë të folurën e tyre të duket sa më shumë sensuale, do bëjnë që meshkujt t’i afrohen. Kjo gjë nuk është e vërtetë, përkundrazi kjo gjë nuk i pëlqen aspak meshkujve.

Gjithashtu, në “Ask in Men”, meshkujt nuk kanë preferuar as gjinjtë e mëdhenj dhe buzët e fryra. Sipas tyre, këto gjëra nuk i bëjnë të duken më tërheqëse.

Ata theksojnë edhe faktin, se në foto femrat përpiqen të sforcohen duke bërë “duck face”, gjë që i bën të duken të shëmtuara.

Një përdorues tjetër, është shprehur në lidhje me modën e re të mbushjes artificiale të vetullave. Ai beson se kjo gjë i bën ato të duken qesharake dhe shumë të shëmtuara.

Mesa duket, femrat janë gabuar duke bërë këto sakrifica për t’u dukur tërheqëse në sytë e meshkujve. Ata preferojnë më shumë një femër sa më natyrale dhe të thjeshtë.