Kjo ditëlindje e ka gjetur single Leonora Jakupin. Këngëtarja e njohur kosovare ka festuar 43-vjetorin këtë javë në një festë larg së zakonshmes. Ajo ka udhëtuar drejt Vjenës për festën e saj intime, por këtë herë si beqare.
Bëhet me dije se Leonora Jakupi i ka dhënë fund lidhjes së gjatë që ka pasur dhe është larguar nga Kosova për të festuar me familjen e saj.
E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘baba i tenderave’, Nexhat Krasniqi.
Leonora Jakupi ka qenë në një lidhje të gjatë me Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë. Burimet kanë treguar se Krasniqi ka qenë zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.
Ai, madje, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Këngëtarja tek emisioni i Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.
“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Lidhja e gjatë e çiftit nuk është konfirmuar kurrë nga të dy, por miqtë e afërt ishin në dijeni të kësaj historie që vijonte prej shumë vitesh.
Atëherë kur pritej martesa private e këngëtares, duket se gjërat nuk kanë funksionuar si duhet dhe çifti i ka dhënë fund. Bëhet me dije se Leonora dhe Nexhati janë ndarë vetëm pak kohë më parë, ndaj dhe ky 43-vjetor e ka gjetur beqare Leonorën. Ajo dhe nëna e saj kanë zgjedhur të udhëtojnë së bashku drejt Vjenës, për të festuar edhe ditëlindjen e saj. /Panorama Plus