Këngëtari shpërthen ndaj komenteve pasi zgjodhi PS: Shihni një femër dhe një mashkull në foto dhe 1 + 1 = 7

Artisti Klevis Bega ka publikuar një foto me Erion Veliajn mëngjesin e sotëm duke dhënë një mesazh shterues se pse i është bashkuar Partisë Socialiste në këto zgjedhje, raporton newsbomb.al. Kastro, sikurse e njohin të gjithë me emrin e tij artistic, thotë se ka bërë këtë zgjidhje poitike sepse “mu dha hapësire që edhe mendimet e mia të çmendura t’mi mbështesin për një sistem më të mirë”.

“Boll gabime kam bërë në jetë, jam lodhur nga gabimet dhe kam kuptuar që jeta është shumë e shkurtër për të nxjerr vrer dhe për tu marrë me gratë e botës nëpër rrjete sociale”, shkruan Kastro.

“Lexova diku që Kastrua ka ngel pa punë dhe vajti takoi Lalin dhe ky i fundit si “ishin” e gruas e ndihmoi! S’keni faj se shani komunistët dhe në bufe keni ende veprat e Xhaxhit…shihni një femër dhe një mashkull në një foto dhe 1 +1 = 7, me aritmetikën tuaj arrini në përfundimet tuaja” shkruan Kastro duke ironizuar aritmetikën e kreut të PD Lulzim Basha, që hyri në “histori” me gafën 7×7, raporton newsbomb.al.