Një aksident me pasojë dëmtimin e një të moshuari ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”. Një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasin S. K., 83 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë të dëmtuarit. Policia po punon për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.