Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi gjatë 10 ditëve të fundit, ka kryer katër vjedhje në dy supermarkete të ndryshme.
Ky shtetas është i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe tani po hetohet për mundësinë e kryerjes së vjedhjeve të tjera.
Njoftimi:
Gjatë 10 ditëve të fundit, kreu 4 vjedhje në 2 supermarkete, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Ky shtetas, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:
-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.