Friday , June 27 2025

Kapet me lëndë narkotike, procedohet 22-vjeçari në Elbasan

Policia ka kapur një 22-vjeçar në Elbasan me një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar si Cannabis Sativa. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, u gjet substanca narkotike, çka çoi në nisjen e procedimit penal ndaj të riut me inicialet D. M.

Materialet janë referuar në Prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.