FOTO ARKIVA

Kapet dhe vihet në ṕranga një 25- vjeçar në Elbasan

Në zbatim të planit të  masave  për mbajtjen nën kontroll të situatës kŗiminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kŗiminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në kŗimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni  Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën  dhe  ndaluan shtetasin:

R.G.., 25 vjeç,  banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Aŗrest me buŗg”, për veprat penale “Vŗasje në rrethana të tjera cilësuse”  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e aŗmëve të zjarrit”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me aŗmë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.,  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.