Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë. Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 6184 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 921 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 1 shtetas.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.
Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 64 vjeç nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (27 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 921
Të shëruar në 24 orë 290
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 6184
Testime totale 1,026,069
Raste pozitive 143,174
Raste të shëruara 132,376
Raste Aktive 8311
Humbje jete 2,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3103
Shkodër 1415
Vlorë 778
Fier 677
Durrës 582
Lezhë 428
Elbasan 379
Berat 289
Gjirokastër 253
Korçë 160
Kukës 130
Dibër 117