Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka kanosur me armë një shtetas tjetër gjatë një konflikti të çastit.
Sipas Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasi me inicialet A. C. dyshohet se më 9 mars 2026 ka kanosur me armë shtetasin K. G., 46 vjeç. Ky i fundit nuk ka bërë kallëzim në ditën e ngjarjes.
Policia po punon për kapjen e 48-vjeçarit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.