Pas 48 orë hetimi intensiv policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i plagosur Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi.
Burime zyrtare konfirmuan për BalkanWeb se nga provat e shumta të grumbulluara si edhe nga shqyrtimi i pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë janë identifikuar edhe dy autorët e dyshuar të përfshirë në dhunimin dhe plagosjen me mjete të forta të 51-vjeçarit.
Sulkuqi punon si Kancelar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit që nga viti 2014. Ai u gjet në gjendje kome dhe me plagë në kokë e fytyrë nga kalimtarët rreth orës 22:30 të mbrëmjes së dielës në rrugicën pranë shtëpisë së tij.
(BalkanWeb)
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					
Nje koment
Pingback: 3inequalities