Kamioni me skrap zë poshtë makinën në aksin Elbasan-Cërrik, dyshohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotme në aksin Elbasan-Cërrik, ku automjeti tip trajler sipas të njëjtave burime pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë.

Paraprakisht dyshohet për të plagosur, në automjetin që është aksidentuar nga trajleri.

Po ashtu policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.