Kam përshtypjen se është e vështirë të na duash “neve të mjekësisë “. Kemi nevojë të kujdesesh për ne.

Kthehemi vonë nga puna dhe jemi të lodhur për të gatuar. Punojmë më shumë seç duhet sepse e dimë që dikush ka nevojë për ndihmën tonë. Nuk kemi shumë dëshirë të flasim kur kthehemi në shtëpi. Kemi folur të gjithë ditën në punë e na duket sikur kemi lënë çdo ndjenjë, përkujdesje, dhe dashuri në punë dhe vijmë bosh në shtëpi tek ti.

Në punë nuk e themi shpesh që jemi të fŕikësuar. Të fŕikësuar për të gabuar, për të zhgënjyer pacientët që na besojnë jetët për të cilët po kujdesemi. Kemi mbi shpatulla një ndjenjë që na bën të ndihemi të pamjaftueshëm dhe pse bëjmë çfarë dimë dhe kemi mundësi për ta.

“Ne të mjekësisë” lodhemi fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht çdo ditë sa herë shkojmë në punë. Ajo që të tregojmë është shumë më pak se ajo që ne përballojmë.

“Ne të mjekësisë” kemi nevojë për dashurinë tënde, për mirëkuptimin tënd. Kemi nevojë të dimë që na kuptoni dhe kur ndoshta nuk mundeni. Kemi nevojë të kujdesesh për ne. Të na duash “ne të mjekësisë” nuk është e lehtë. Sa nga ju duan “një të mjekësisë”?

(Marrë nga Mart Mamia)