Mjeku i njohur pneumolog Ardian Jorgji është duke folur për situatën aktuale të koronavirusit në vendin tonë dhe pasoja e tij. Në studion e “Kjo javë” ai iu përgjigj një mesazhi që i erdhi gazetares Nisida Tufa, nga këngëtari Dashnor Diko. Ky i fundit i tha se ka kaluar kovidin dhe ka dhimbje trupi e vështirësi në frymëmarrje. Mjeku Jorgji i tha të mos shqetësohej dhe të vijonte të lëvizte, të bëjë ushtrime.
Tufa: Ka shumë pyetje për ju doktor, më shkruan këngëtari Dashnor Diko më thotë, “Kam kaluar kovidin dhe kam probleme me frymëmarrjen, më rritet vështirësia e frymëmarrjes, më dhemb trupi kur lëviz qoftë edhe pak. E kam kaluar rëndë me gjilpëra dhe antibiotikë”.
Jorgji: Atëherë, me siguri do t’i kenë ngelur dëmtime si pasojë e kovidit, nuk duhet të merakoset, me lëvizje të vogla mund të ndjejë lodhje, por s’do të thotë që s’duhet të bëjmë lëvizje. Sot pak, nesër më tepër, e pasnesër më tepër. Nëse kolla dhe temperaturë nuk ka duhet të shohim më përpara, lëvizje shëtitje dhe rikuperohemi çdo ditë e me shpejt. Unë i rekomandoj ushtrimet edhe kur je i sëmurë. Të mos rrimë në krevat dhe shtrembër, sepse dhe atë pjesë të pulmonit që e kemi të paprekur e shtypim.