NGA FATMIR POPJA & KRISTINA BELBA
Në Skroskë të Bashkisë së Prrenjasit çdo vit në mesin e muajit Gusht organizohet festa e fshatit që ka marrë emrin “Kafja e Skroskës”. Kjo festë tradicionale bën bashkë vendasit, banorë të fshatrave për rreth si edhe ata që kanë emigruar në shtete të ndryshme të Europës, në Kanada, SHBA e gjetkë.

Në festën “Kafja e Skroskës” nuk mungojnë as turistët e huaj që vitet e fundit e zgjedhin këtë fshat për ta vizituar në ditë feste për tu njohur me të gjitha traditat e lashta por edhe ato të kohëve të mëvonshme.
Ndërkohë për turistët e huaj Skroska paraqet interes pasi është e njohur në kohën e komunizmit për industrinë e mineraleve. Në pjesën lindore të këtij fshati ndodhet miniera e famshme e nikelit dhe kobaltit ku dikur punonin shumica e vendasve.
Me shpërbërjen e sistemit komunist në vitin 1990 që u pasua me krizën e thellë ekonomike si shumica e shqiptarëve edhe banorët e Skroskës emigruan. Fillimisht ata emigronin në Maqedoninë e Veriut të sotme, në Greqi dhe më pas kudo nëpër botë, por fshatin e tyre nuk e harrojnë për asnjë çast sepse malli, siç thonë dhe ata vetë është shumë i madh. Ata mblidhen së bashku njëherë në vit në Festën e fshatit, për t’u takuar e çmallur me njëri -tjetrin, dhe për të kaluar më pas disa ditë të bukura plot nostalgji në vendlindje, për të ecur në këmbë në të gjitha rrugicat dhe rrugët fshatit ku u lindën, për të kujtuar fëmijërinë e tyre, shkollën, rininë, gëzimet, vuajtjet e hallet e tyre të dekadave të shkuara.

Ata çdo 15 Gusht në mesditë tejmbushin Sheshin në qendër të fshatit ku tingujt e këngëve dhe ritmi i valleve krijojnë një super atmosferë që i mbush plot energji pozitive të gjithë. Vendas e mysafirë pjesmarrës në festë trokasin gotat me pije mes njëri tjetrit duke uruar që çdo ditë të jetë e mbushur me gëzim e hare. Ata sikurse e kanë kthyer traditë festojnë e gëzojnë deri në mbrëmje duke kënduar e vallëzuar i madh e i vogël .
Fshati Skroskë aktualisht është tkurrur shumë përsa i takon numrit të popullsisë dhe ka vetëm disa qindra banorë pjesa dërrmuese e të cilës dominohet nga të moshuarit ,por ata kur mblidhen në vendlindje për Festën “Kafja e Skroskës ” bëhen mijëra .Sipas , Luan Belbës , ideatori dhe organizatori kryesor i Festës “Kafja e Skroskës ” , kjo festë bëhet për të qëndruar sa më të lidhur mes tyre bijtë e bijat e këtij fshati si edhe për të mos i humbur traditat e shkëlqyera e të shumta të fshatit Skroskë, i cili numëron 11 fise të mëdha , të cilat kanë mjekë, inxhinierë , agronomë, veterinerë, profesorë , infermierë e plot profesionistë të fushave të ndryshme.

Festa ka marrë emrin e traditës më të lashtë të këtij fshati , atë të kafes pasi mysafirët për çdo rast në Skroskë i prisnin e përcillnin me kafe e cila zihej mjeshtërisht prej të zotërve të shtëpisë në prush në çdo familje në këtë fshat dhe kafeja kishte një shije fantastike si askund tjetër . Fama e kafes për shijen e asaj që ofronin në çdo shtëpi në Skroskë , ndër shekuj i kishte kaluar kufijtë e zonës dhe njihej pothuajse në të gjithë Shqipërinë.Madje kudo që shkonin për kafe të moshuarit e mjaft zonave të Shqipërisë deri në fundin e shekullit të kaluar e shoqëronin porosinë me shprehjen e famshme”

Më bëj një Kafe Skroske “.Edhe sot në çdo shtëpi në fshatin Skroskë në bashkinë e Prrenjasit ruhen me fanatizëm dhe si thesare , dallapi ku piqej në prush kafeja kokërr, mulliri i bluarjes së kafesë ,xhezveja ku zihej kafeja në prush si edhe tepsia me filxhanët ku servirej kafeja . Historia e kafes së Skroskës e cilësuar si më e shijshmja ndër të gjitha dhe me efekte mjaft pozitive për gjendjen shpirtërore ,daton disa shekuj më parë por edhe sot e kësaj dite ajo krijon kujtime e histori dhe ka magjinë të bashkojë plot njerëz rreth tavolinës për ta pirë si dikur të parët e këtyre anëve .Në simbol të përjetimit të kësaj tradite të lashtë që ka mbërritur deri në kohën e sotme dhe që e bëri fshatin Skroskë të njohur e të famshëm kudo vendin tonë në sheshin ku zhvillohet Festa “Kafja e Skroskës” ,është vendosur një pllakatë me imazhin e suvenireve dhe paisjeve që përdoren për përgatjen e saj . Po kështu janë mbjellë një parcelë me 11 rrepe që simbolizojnë 11 fiset e këtij fshati sikurse janë fisi Belba, Ozuni ,Çela, Omeri, Kompula, Pozhalli, Hunçi, Hoxha, Llojku, Dada e Alla .

-Një familje emigrantësht itë ardhur nga Greqia u shprehën se vijnë gjithmonë në vendlindje ku kanë kaluar fëmijërinë e rininë.Njerëzit e fshatit Skroskë kanë qenë e janë të mrekullueshëm tregon një tjetër që ka ardhur nga Gjermania.Kemi ardhur familjarisht nga SHBA për pushime .Sot erdhëm te festa e fshatit tonë dhe takuam shumë të afërm
që nuk shiheshim nga afër prej dhjetë vitesh.Jetoj në Greqi familjarisht dhe vijmë çdo vit në Festën “Kafja e Skroskës”.Kam 30 vite në emigrim tha një burrë 67 vjeç.Vijmë me shumë kënaqësi dhe çmallemi me të afërmit, fqinjët e miqtë tanë.Vitet e fundit në Skroskë ata që emingruan shumë herët janë rikthyer dhe po investojnë .Shpresojmë që Festa të mbajë gjallë jo vetëm traditat e Skroskës por edhe të frenojë ikjen masive të brezit të ri .Vendlindja nuk duhet harruar kurrë.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					