“Fluturon” SADIKUUU, i mjaftojnë 10 minuta për të realizuar supergol

Armando Sadiku ka gjetur përsëri rrjetën me ekipin e Cartagenas që zhvilloi takimin e vlefshëm për javën e 11 të La Liga2 në Spanjë kundër Ibiza.

Sadiku u aktivizua në minutën e 74 të takimit ku i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta në fushën e lojës për të shënuar emrin e tij. I shpëton në mënyrë perfekte mbulimit të mbrojtjes ku fluturimthi ka gjetur golin e tij të 5 personal këtë sezon në La Liga 2.